Zjarri vdekjeprurës në Hong Kong, arrin në 129 numri i viktimave, dhjetëra persona ende të zhdukur

Të paktën 128 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një kompleks banimi në Hong Kong gjatë kësaj jave, konfirmuan autoritetet lokale në një konferencë për shtyp.

Një buqet me lule e vendosur në afërsi të ndërtesave të djegura nga zjarri në Hong Kong.Sipas zyrtarëve, 79 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa trupat e 16 viktimave vazhdojnë të ndodhen brenda godinës së dëmtuar.

BBC raporton se dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet.

Autoritetet bëjnë të ditur se flakët nisën në një prej kateve të ulëta të kompleksit dhe më pas u përhapën me shpejtësi drejt kateve të sipërme. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por hetimet po vazhdojnë.

Më herët, ekipet zjarrfikëse njoftuan se operacioni për shuarjen e flakëve është përfunduar plotësisht, ndërsa vijon puna për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Familjarët e dhjetëra personave që po konsiderohen të zhdukur pas zjarrit po kërkojnë të afërmit e tyre nëpër spitalet e qytetit.
Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta.

Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.

Autoritetet në Hong Kong po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin, përfshirë edhe ekzaminimin e skelave prej bambuje dhe rrjetës plastike që mbështillte kompleksin, si pjesë e një rinovimi të madh.

Shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, megjithëse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet pasi të dhënat nuk janë përditësuar që nga mëngjesi i së enjtes.

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948, kur një shpërthim, që u pasua nga një zjarr, vrau të paktën 135 persona.

Next