Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka i njohur edhe me emrin Mondi Mëhalla. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se sapo biznesmeni 43 vjeçar ka dalë nga zyra dhe ka hyrë në makinë e tij Range Rover, autorët me makinën Audi i afrohen.
Gazetarja Xhenisa Kodra raporton se njëri prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar Mëhallës duke e qëlluar me pistoletë. Ndërsa personi tjetër që kishte rolin e shoferit ka qëndruar në mjet.
Kamerat e sigurisë kamë zbuluar po ashtu se autorët kanë lëvizur edhe disa herë të tjera përgjatë zonës, pasi duket se kanë pasur dijeni të plotë për objektivin e tyre që ndodhej në karburant.
Pasi vranë Mëhallën, autorët u larguan me makinën Audi drejt Librazhdit dhe në fshatin Mirakë dogjën mjetit, brenda të cilit nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.
Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor.
Policia ka mbledhur prova të rëndësishme në vendngjarje që pritet të çojnë në zbardhjen e vrasjes.
