Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj.
Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë.
Policia po punon për gjetjen e vajzës.
“Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
