Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë të rinj shpërblim.

Përfituesit e bonusit që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësinë ta përfitojnë deri në 30 qershor të 2026-ës, ndërsa pas kësaj date, mundësia për ta përfituar shpërblimin skandon.

Në total, nga shpërblimi do të përfitojnë 762,740 persona, nga të cilët 640 325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2 322 në pension social, 65 232 persona në pension invaliditeti, 48 087 persona në pension familjar, 6 774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë 221,781 persona, konkretisht: pensionistët me të ardhura mbi 20 mijë lekë, ata që marrin trajtime të veçanta financiare, pensione të parakohshme dhe pensioneve suplementare me vlerë mbi 20 mijë lekë në muaj.

Ndërsa bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë pensionistët me të ardhura deri në 20 mijë lekë, personat me pension invaliditeti, pensione familjare, trajtime të veçanta financiare, pensione të parakosshme për vjetërsi shërbimi dhe ato që kategorizohen si profesione të vështira dhe marrin deri në 20 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë që në dhjetor, pritet që qeveria të miratojë një tjetër Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit, që të vendosë nëse do të marrin shpërblim në fundvit edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social.

Next