Vrasja e Mondi Mëhallës, shoqërohet një person! U kap teksa dilte nga Shqipëria, ka përdorur …

Një person me inicialet N.Gj, me banim në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.

Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë.

Next