Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat në lidhje me hetimin e nisur ndaj zyrtares së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë publike euripiane që të hetojë një marrëveshjes sekrete, që sipas tij, ka patur kryeministri Edi Rama me Mogherinin. Sipas Berishës, zyrtarja e BE-së ka lobuar për kryeministrin Rama, teksa ky i fundit ka përdorur komunikimet me të për raste të tjera korrupsioni ndërkombëtar.
“Prokuroria Publike Europiane, ju bëj thirrje të hetojmë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë, Ju bëj thirrje të hetojnë e-mail, sms që Rama ka shkëmbyer me Mogherini dhe në veçanti të hetohen komunikimet e tyre me telefonata të koduara SkyEcc, Matrix të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.
Shqiptarët do të vlerësonin hetimin e lobimit që Mogherini ka bërë për Ramën, sukseset e tij imagjinare, mbulimet e megaskandaleve të tij në Bruksel dhe angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare.”– tha Berisha.
