Momenti kur Marselo Arani merr në garazh makinën me të cilën u krye ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla

Panorama ka siguruar pamjet nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Siç shihet në këto pamje Arani shihet teksa futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.

Deri tani për vrasjen e Mondi Mëhallës 43-vjeç janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe ish ortaku në biznes, Xhino Ago. Po ashtu në pranga është vënë edhe roja i parkimit, Kujtim Pisha si dhe personi tjetër, Nevzat Spaho, i akuzuar me pare per tentative vrasje.

vijon

Next