Misioni i Dolces në “Grande Fratello” ka marrë ngjyra patriotike, teksa banorja e Big Brother VIP Kosova ka nisur t’u mësojë gjuhën shqipe konkurrentëve italianë.
Pas hyrjes së saj që solli vëmendje të madhe mediatike, Dolce ka krijuar menjëherë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke ngjallur kureshtjen e banorëve të shtëpisë për origjinën e saj.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë konsumimit të darkës, italianët kërkuan të dinin se si thuhen fjalët “e bukur” dhe “e ëmbël” në shqip për ta komplimentuar.
Me sportivitet, Dolce mori rolin e mësueses, duke i bërë ata të përsërisin dhe të mësojnë fjalët e ëmbla shqipe.
Ky moment po qarkullon me shpejtësi në rrjet, duke dëshmuar se ky shkëmbim mes dy formateve po dhuron jo vetëm spektakël, por edhe promovim kulturor përtej kufijve.

