‘Foltorja’ e Salianjit, Berisha: Është një axhendë personale, strukturat e Durrësit nuk u mashtruan! A ndiheni i sfiduar? Ja si përgjigjet kreu i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi “foltoren” e Ervin Salianjit, që sipas tij “ishte një axhendë personale”.

Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha falënderoi strukturat e PD në Durrës, që sipas tij “nuk u mashtruan nga axhenda personale e Salianjit”.

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore, është një anëtar kryesore që ka një axhende personale. Në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizë. Këto ai do të ketë axhende personale. Le ta vazhdojë deri në fund.

I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një axhende strikte personale.

Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim me te madh. Keto 4 vite militanti demokrat këto vite ka votuar sa kurre ne ekzistencen e tij dhe vota është mënyra e dëgjimit”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët a ndihet i sfiduar nga lëvizja që Ervin Salianjit, kreu i PD u përgjigj duke qeshur dhe me ironi: “Une i sfiduar? Mos e pyet”.

Next