“Ju kam thënë shumë gjëra, por…”- Berisha socialistëve në Kuvend: Rama e quante PS-në si b*rdello, shkoni në SPAK, shihni dokumentet e mësoni kush është…

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka quajtur Partinë Socialiste “bordello”.

“Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello”, iu drejtua Berisha socialistëve, duke theksuar se “Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama”.

Por, kryedemokrati i ftoi socialistët të shkojnë në SPAK, të shohin dokumentet dhe sipas tij, të mësojnë se kush është bordello.

“Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama.

Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë se kam thënë kurrë këtë, dhe nuk e kam atë koncept për socialistët.

Për të parë se kush është bordello shkoni në SPAK dhe shikoni dokumentet. Ti shihni ato dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha Berisha.

Next