Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

Elseid Hysaj mbetet jashtë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë nga Lazio në listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Vendimi i Sarr-it vijon të jetë i njëjtë me atë të kampionatit: trajneri italian nuk e ka grumbulluar 31-vjeçarin as për këtë sfidë, duke e thelluar edhe më shumë situatën e pasigurt për Hysajn.

Ndërkohë, e ardhmja e tij te klubi kryeqytetas mbetet e paqartë.

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Lazios që prej vitit 2021, pritet me shumë gjasë të kërkojë një destinacion të ri gjatë merkatos së afërt.

Next