Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i një motorri ka ngelur i plagosur.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet ambulanca që ka mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas është transportuar drejt spitalit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk dihet.
