Analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur në SPAK këtë të premte.
Para se të futej në SPAK, Zeka është parë duke u përqafuar me gazetaren e Top Chanel, Anila Hoxha.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Milaim Zek, tha për gazetarët se arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ishte për arsye pune.
“Thjesht isha për intervistë me zotin Dumani. Kam një vit që kërkoj intervistë”, tha Zeka për gazetarët.
