Një 55-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa po kryente ushtrime në një palestër në Brazil. Ai u dëmtua nga shtanga që po ngrinte pasi i rrëshqiti nga duart dhe i ra në gjoks. Momenti është regjistruar nga një kamera sigurie ku duket Ronald Montenegro duke u stërvitur.
Gjithçka duket se po shkonte mirë dhe një skenë normale nga një palestër deri kur 55-vjeçarit i rrëshqet shtanga. Ai më pas ngrihet në këmbë dhe duket që prek gjoksin dhe pas pak çastesh rrëzohet në tokë.
Të pranishmit mënjëherë ndërhynë duke e ndihmuar për ta dërguar në spital ku dhe humbi jëtën. Montenegro mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si drejtor muzeu në rajonin Olinda të Brazilit.
Muzeu Palacio dos Bonecos Gigantes shprehu trishtimin e tij për vdekjen e 55-vjeçarit me një foto të tij dhe një fjongo të zezë.
“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Ronald Montenegro, presidentit tonë dhe një figure të rëndësishme në historinë dhe funksionimin e Palacio dos Bonecos”, shkruhej në reagim.
