Përplasen 2 automjete në hyrje të Vlorës, 2 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së premtes në hyrje të qytetit të Vlorës, ku 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.

Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.

Next