PAGË marramendëse, zbulohet sa FITON Elseid Hysaj te Lazio!

Mbrojtësi i djathtë te Kombëtarja, Elseid Hysaj është lakuar shpesh për pagën e “kripur” që përfiton te skuadra e Lazio-s.

Mediumi “transfermarkt.it” ka zbuluar pagën e tij edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te kryeqytetasit.

I pari në listë është Zaçagni, 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli 5.6 milionë euro. “Podiumin” e mbyll Tavares, 4.1 milionë euro.

Misterit i erdhi fundi. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj merr bruto te Lazio 3.7 milionë euro në vit, i 4-të më i paguar te kryeqytetasit.

Megjithatë, kohët e fundit po përflitet për një largim të mundshëm të “rekordmenit” të Kombëtares në bazë të prezencave, ndërkohë që kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Next