“Si nuk e shpëtova dot!?”- I vëllai qëlloi veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj rrëfen periudhën e vështirë: Isha në shtëpi, e bëri në një moment axhitimi! Mbeta pa gjysmën time

Artistja e njohur Sheila Haxhiraj, ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj, ku foli hapur për humbjen e vëllait, Henri HaxhirajT, ish-punonjës garde, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Sheila tregoi se pavarësisht natyrave të ndryshme, ajo gjithmonë ka pasur një lidhje të veçantë me vëllain, të cilin e kishte edhe krahun e saj të djathtë. Ajo u shpreh se ajo vetë është natyrë më ekspresive, ndërsa ai ishte më i qetë dhe shumë i organizuar.

“E kam shumë të vështirtë të flas për të. Henri ishte krahu im i djathtë dhe mbeta pa gjysmën time fizikisht, por unë e di që ai është bekimi im, drita ime, energjia ime që unë jam këtu sot, që po e bëj këtë intervistë, rrëfim. Pa diskutim ai është forca ime, ndryshe nuk do t’ia kisha dalë të isha kjo Shejl që jam dhe të vazhdoj jetën time, të eci përpara.

Gjithmonë e ka bërë atë mbështetjen e vetë, kemi qenë gjithmonë të dy natyra të ndryshme. Unë më ekspresive, ai më introvert, më i organizuar. E ka ditur shumë mirë se çfarë donte, ndodh që jeta ndonjëherë të çon në disa rrugë që ti gabon edhe janë disa gjëra që ndoshta janë më të forta se vetja jonë dhe që nuk i kemi në dorë, dhe ndaj ai nuk është më këtu, me mua, me ne, familjen tonë”, tha ajo.

Sheila tregoi se periudha para humbjes së Henrit ka qenë e mbushur me sfida për familjen, pasi gjyshja kishte kaluar probleme serioze shëndetësore. Në gjithë këtë rrëmujë, ajo thotë se nuk kishte vënë re asnjë shenjë që vëllai i saj mund të kishte ndonjë shqetësim.

“Nuk e kam kuptuar nëse ai vuante. Ajo që na tronditi ne familjarisht më shumë ishte kjo, vendimi i papritur, kjo ikje. Ajo ka qenë një 2-mujorsh më përpara se të ndodhte ajo që që ndodhi me Henrin, gjyshja jonë nga mamaja sëmuret, i bie një tromopozë dhe ka qenë për dy muaj në spital. Kemi qenë të gjithë me ato turnet për t’u kujdesur për nënën, ishte e rëndë dhe po përgatiteshim që nëna do ikte.

Ajo fatmirësisht e kaloj atë periudhë, por Henri nuk ka dhënë asnjëherë shenja që të tregonte se çfarë kishte brenga të vetes, çfarë e shqetësonte. Nuk ka dashur që ne të na shqetësoj. Here-herë, gjenim momente të dy që të flisnim, por kjo periudhë nuk ka qenë ashtu, në favor për të që ta dija. Mua Më vjen keq që kam vuajtur me këto pishmane, se në raste të tilla nuk e kthen dot”, tha këngëtarja në emisionin “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi.

Ajo ka rrëfyer se në momentin që vëllai i saj ndërmori aktin fatal ndodhej në shtëpi, por nuk mundi që ta shpëtonte. Mes lotësh ajo u shpreh se kjo ishte brenga më e madhe që ka pas humbjes së tij.

“Kur Henri ka ardhur dhe qëlloi veten, lëndoi veten, unë kam qenë në shtëpi dhe nuk kam arritur dot që ta shpëtoj. Unë e kam parë tim vëlla në atë gjendje dhe atë kam breng. Si nuk e shpëtova, si nuk i kam dhënë më shumë vëmendje. Këto janë ato brenga që kam pasur. Pse na e bëri zoti kështu. Pse atë? Pse ai fëmija më i brishtë, më i butë.

Henri ka qenë shumë babaxhan si djalë, njeri i njerëzve, nuk kam dëgjuar dikë që të thotë fjalë të këqija për të. Kam menduar që nuk e meritonte të ikte, pse nuk isha unë në vendin e tij. Kanë qenë ato krizat e fillimit që dhimbja të merr dhe të vë për fundi, por prandaj them që në raste të tilla ti nuk e di kurrë se sa e fortë je dhe për tu ngritur. Forca ime, pa diskutim që është ia, engjëlli im”, u shpeh Shejla.

Këngëtarja ndër të tjera mohoi kategorikisht lajmet dhe pretendimet se Henri vuante nga depresioni dhe se kjo gjendje e shtyu t’i bënte keq vetes.

“Henri nuk ka vuajtur asnjëherë nga depresioni. Unë e di shumë mire që im vëlla e ka bërë atë gjë në një moment axhitimi në tijin, nuk e di çfarë ka kaluar në atë dy mujorsh, të gjitha të tjerat kanë qenë abuzime”, tha ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor të vitit të kaluar, në banesën e familjes Haxhiraj, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe fatkeqësisht pas disa orëve, humbi jetën.

Next