Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, në rrugën “Bajram Curri”.
Një shtetas me iniciale T.A, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur me makinë, një nënë bashkë me fëmijën e saj të mitur, teksa ishin duke kaluar rrugën.
Pas përplasjes, shoferi është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë që nëna me fëmijën janë dërguar në spital për nidhmë mjekësore.
“Shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. A., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Bajram Curri”, dyshohet se ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit shtetasen A. M. dhe fëmijën e saj të mitur. Të dy, pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
