Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i afrohen brigjeve pas tërmetit 7.5 ballë

Sirenat kanë rënë në disa qytete japoneze, duke alarmuar banorët për rrezikun nga një cunam i mundshëm pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.5 ballë.

Tërmeti ndodhi rreth 45 minuta para mesnatës, me epiqendrën e vendosur në brigjet japoneze, sipas Shoqatës Meteorologjike të Japonisë.

Deri tani, valët e cunamit duket se janë afruar më shumë me bregun, dhe sipas “JMA” dallgë prej 40 cm janë vërejtur në portet e Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori dhe Urakawa në ishullin Hokkaido. Agjencia Meteorologjike Japoneze ka lëshuar një alarm për valë cunami deri në 3 metra lartësi në prefekturat e Hokkaido, Aomori dhe Iwate.

Imazhe që tregojnë paralajmërime për cunami janë shfaqur në televizionet në Japoni, me lartësinë prej tre metrash të shkruar në ekran.

Next