Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka kryer homazhe në Qytetin Studenti për liderin të Dhjetorit, Azem Hajdari. Këto homazhe vijnë në kuadër të Ditës së Rinisë.
Të pranishmit kanë vendosur lule pranë statujës së Hajdarit i cili ndodhet në Qytet Studenti. Berisha ishte i shoqëruar edhe nga deputetë të opozitës dhe djali i Azem Hajdarit.
