Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vogëlushit!

Genta Gjalpi, një nga ish-banorët më të komentuara të “Big Brother Albania” është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë ajo në rrjetet sociale, ku publikoi një foto nga spitali krah partnerit të saj dhe vogëlushit të porsalindur.

Genta zbuloi se djali, Joani, ka ardhur pak më herët nga sa pritej, por i mbushur me dashuri. Ajo i dedikoi edhe një mesazh emocionues partnerit të saj: “Love you zemra ime Arbri”, shoqëruar me zemra blu.
Urime të shumta kanë vërshuar nga miq, ndjekës dhe familjarë, të cilët gjithashtu kanë shpërndarë momente nga spitali, duke ruajtur privatësinë e të voglit pa e zbuluar portretin.

Next