Ka nisur “Foltorja e opozitës” para godinës së Kryeministrisë, ku janë mbledhur mbështetës të Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, më herët deklaroi se kjo foltore do të vijojë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Kjo do të jetë foltorja e qytetarëve që duan të shprehin problemet e tyre, të cilat qeveria refuzon t’i dëgjojë,” tha Berisha.Foltorja e kësaj të hëne përkon me 8 dhjetorin e 1990-ës, Ditën e Rinisë.
