Aeroporti i Heraklionit u mbyll, pasi qindra fermerë hynë në pistë, duke ndërprerë fluturimet.
Edhe aeroporti i Hanjas u bllokua dhe do të mbetet i mbyllur deri pasditen e sotme. Dy fluturime nga Athina dhe Rodos u detyruan të anulohen, për shkak të kaosit. Fotot nga vendngjarja tregojnë përplasje të ashpra, që e kanë kthyer zonën në një skenë beteje.
Fermerët paralajmërojnë vazhdimin e protestave dhe zgjerimin e blloqeve në të gjithë vendin. Në disa qarqe policia është tërhequr, pas përplasjes së dhunshme me protestuesit.Edhe në pjesë të tjera të Greqisë janë ngritur blloqe në rrugët kryesore dhe në autostrada. Fermerët e Peloponezit dhe Atikës janë bashkuar në një plan të përbashkët veprimi.




