Debati për pezullimin e Ballukut me vendim të GJKKO, Berisha: Rama po tenton të mbrojë veten dhe Lubinë nga vjedhja e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot në konferencën me gazetarët lidhur me debatin për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO, pas akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

Berisha u ndal te kundërshtimi i kryeministrit Rama për zbatimin e vendimit të GJKKO.

Lidhur me këtë Berisha tha se Rama po përdor metoda antiligore dhe antikushtetuese për t’i diktuar GJK vendimin e tij.

Berisha akuzoi Ramën se “po bllokon luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur veten tij dhe Lubi Ballukun nga vjedhja e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë. Sulmet ndaj GJK janë të papara ndonjëherë në historinë e ketij vendi”.

Kujtojmë se Shoqata e Gjyqtarëve shprehu sot përmes një deklarate shqetësimin dhe indinjatën, lidhur me qasjen e Kryeministrit Rama, i cili kundërshton zbartimin e venditmit të GJJKO për pezullimin e Ballukut.

Në replikën e tij Rama u shpreh se shoqata ose “nuk e di kuptimin e fjalës presion”, ose zgjedh të mos reagojë kur presionet i kryejnë individë të tjerë.

Sali Berisha: Jam këtu gjithashtu për të dënuar përsëri me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar kurrë më parë mbi Gjykatën Kushtetuese, metodat antiligjore dhe antikushtetuese që po përdoren për t’i diktuar kësaj gjykate vendimin e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionin, për të mbrojtur veten e tij dhe Lubi Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.
Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje janë të papara ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
Kërcënimet, paritja dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi gjer në darkë. Pikërisht për shkak të tyre, Gjykata, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent, pranoi të shqyrtojë kërkesën dhe u dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit.

Qytetarë dhe qytetare, mbetet vetëm fjala dhe guximin juaj për të folur për veten, për çdo shqiptar, kudo që është dhe për mbarë Europën dhe botën. Me këtë rast, paralajmëroj Edi Ramën se këto qëndrimet e tij dhe kjo përpjekje për të mbrojtur veten e tij përmes Gjykatës Kushtetuese, do kenë pasoja direkt mbi të.
Se populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë.
Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë në disa paragrafë Komisionin e Venecias, mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shquar se ky Komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri.
Absolutisht.
Përkundrazi ka paragrafë në të cilat pezullimin e vlerëson si akt kushtetues. Tani, nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime, nga Komisioni apo nga të tjerë. Tani ka hequr dorë.

Tani ka vetëm hallin e tij. Por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Lubi Ballukun, duke e bërë atë bashkëpunëtorë në krim. Edi Rama është pa kurrfarë mbrojtje tani. Ajo e ka marrë vendimin, do të të marr me vete. Unë vlerësoj reagimin e shoqatës së gjyqtarëve. E vlerësoj atë si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.

Next