KLP voton kandidatin e SPAK si drejtor të BKH-së, Joni Keta! Të pranishëm në sallë, përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

KLPMbledhja nisi në orën 11:00 dhe të pranishëm në sallë për procesin e votimit të kandidatit të SPAK janë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE.

Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.

Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.

Joni Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Next