Ushtria shqiptare me armë anti-dronë

Shumë shtete gjatë viteve të fundit janë vënë nën rrezik nga sistemet pa pilot, apo siç njihen ndryshe dronët shkatërrues.

Me qëllim rritjen e sigurisë ajrore të vendeve të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ekspertë të mbrojtjes amerikane trajnuan ushtrinë shqiptare. Gjithçka u fokusua te përdorimi i teknologjisë kundër sistemit të avionëve pa pilot, që janë armë antidron.Këto armë, siç duket në këto pamje, bëjnë të mundur neutralizimin e dronëve, nëse konstatohen se kanë shkelur perimetrin e sigurisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit.

“Ne ofrojmë armë antidron dhe armë antidron taktike. Është një sistem jo shkatërrues kundër dronëve. Ky sistem për ushtrinë shqiptare do të thotë një qasje për t’iu kundërvënë sistemeve pa pilot të cilat janë një kërcënim në rritje në të gjithë globin sot. Qëllimi ynë këtu është të zbusim rrezikun për trupat, si në distancë ashtu edhe brenda rrezes së kundërsulmit të sistemeve pa pilot brenda qyteteve, në të gjithë vendin“, u shpreh Nate Edwards, trajner i armëve anti-dronë.

Nëpërmjet këtyre armëve, synohet të shmanget rreziku në zona të ndryshme të vendit nga dronët kërcënues. Armët amerikane kundër dronëve rrisin aftësinë mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për një siguri kolektive.

Next