Ish-drejtori i policisë Mit’hat Havari ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive teksa foli edhe për kërkesën e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku nga detyra, për të cilën pritet vendimi final i Gjykatës Kushtetuese.
Havari thekson se Shqipëria ndodhet në një situatë kaotike, pasi nuk respektohen vendimet e gjykatave.
Për Havarin, Balluku duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe të japë dorëheqjen.
Mit’hat Havari: Situata është kaotike. Nëse politika është kaotike, edhe regjimi totalitar nuk më dënoi për djegie shkatërrime, por për agjitacion propagandë. Nëse një qeveri si kjo e korruptuar totale, ka mbetur vetëm mbret lakuriq. Nuk ndodh që një familjar nuk di gjë që i vjedh gjithë familja. Kur SPAK thotë të pezullohet janë mbështetur fort në ligjet nuk ka mbetur ne t’i korrigjojmë. Të tjerët të heshtin. Ekuilibri nuk ra kur zv.kryeministri tjetër u arratis. Ata që janë burra përballen sy më sy me drejtësinë. Çfarë problemi ka që ajo vajza nuk jep dorëheqja? Nuk jemi vend demokratik. Kemi emrin por kemi problemin të thella. Kryeministri ka vetëm një gjë, direkt pezullim. Nuk po i cenohet mandati i deputetit. I thonë pezulloje. Për shkak të intimidimit të provave. Çfarë problemi ke ti zoti kryeministër?
Në vend që ti vinte vulën dhe ajo vajza të japë përgjigje atje, se ata burrat nuk janë injorantë. Ka një grup specialistësh që i kanë kaluar mirë provat dhe kanë dalë në konkluzion. Nuk e kuptoj ku e gjen kurajon?
Ai ka dy variante, të bëjë sikur e do shumë si me Erion Veliajn, që mblodhi administratën. Ku ndodh? Të gjithë do ishin shkarkuar nga detyra ata që shkuan atje? Të mbrosh hajdutin. E dyta ja unë bëra përpjekjen time, nuk kam çfarë bëj.
