Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
I pari që nisi intervistimin është Adnan Xholi, i cili e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qënë kreu i ri i SPAK.
“E ndjeva privilegj të aplikoj në këtë garë pasi besoj se nga ana formale i plotësoj të gjitha kriteret me besimin se kam aftësitë menaxheriale për të drejtuar institucionin më të lartë të drejtësisë”, e nisi fjalën e tij Xholi.
Xholi tha se ka ardhur koha që SPAK të kryejë hetime të shpejta për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe për të rritur besimin e publikut ndaj sistemit.
