Del foto e 19-vjeçarit që humbi jetën pasi u përplas nga një Fuoristradë ndërsa po shtynte makinën e tij me defekt. Emri

Personi në foto është 19-vjeçari Irdi Laçi, i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.

Ai po shtynte një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte.

Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Policia po mbledh prova për të sqaruar çdo detaj të aksidentit, ndërsa komuniteti lokal dhe familjarët e Irdit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e tij.

Next