Iu fik makina në mes të rrugës dhe doli ta shtynte, 18-vjeçari përplaset për vdekje në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 18-vjeçar. Sipas informacioneve 18-vjeçarit i është fikur automjeti në mes të rrugës dhe ka qenë duke tentuar ta ndizte.

Nga përplasja i riu, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar të Trauma në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht 18-vjeçari ka humbur jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Next