“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të Rrajave, të cilët dyshohen për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.

Sipas materialeve hetimore, disa nga anëtarët e grupit, kishin vendosur nofka përmes së cilave komunikonin në SKY ECC për pazaret e drogës.

Nofkat e përdorura janë:

Islam Sefa – “Kruja”
Bujar Sefa – “Venecia”
Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”
Vidjan Baroka – “Rrushi”, “Neë”, “Plaku”, “979”

Nga operacioni janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 tjerë, ndërsa akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.

Emrat e personave të arrestuar:

1-Marvin Genci Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Myslym Qaja

4-Gazmir Xhemali Rraja

5-Perparim Kadri Rraja

6-Rexhep Xhelal Rraja.

Në kërkim janë:

1. Ervis Shuli

2. Bujar Sefa

3. Hajdar Sefa

4. Vildan Baroku

Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:

1. Islam Sefës

2. Aldo Gjinit

3. Jani Çavos.

Next