“New Sky, Bjondi, Venecia, Hermano!” ZBARDHEN nofkat dhe biseda të tjera mes anëtarëve të grupit të Rrajës: Gjynah për shoferin vlla

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, ra në prangat e policisë disa ditë më parë, pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës.

Sipas hetimeve të bëra me dije deri më tani, Rraja së bashku me disa anëtarë të fisit të tij, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë, kishin ngritur një skemë të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Turqisë.

Bëhet fjalë për një sasi prej 236 kilogramësh marijuanë, e cila u zbulua dhe u sekuestrua nga autoritetet turke në pikën kufitare të Kapikules më 26 janar, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua dhe më pas u dënua nga drejtësia turke.

Pseudonimet ne SKY ECC:

Provat kryesore në dosjen e grupit kriminal janë komunikimet në SKY ECC, ku Rraja ndihej me dy pseudonime “XRI” dhe “New Sky”.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit kriminal kishte këto pseudonime:

Bujar Sefa (alias Xaka)- “venecia”,

Agim Nina (alias Lorenc Selmani) -CSS

Jani Çavo “Rois”

Përparim Rraja “CACACA”

Gazmir Rraja- “Miri”, “Mir111”, “ÇOKU”

Aldo Gjini (alias Iamandi)-“Bjondi”, “Lagje”, “Bjondi ALBE”

Sokol Qaja -“HERMANO”, “KRUSHK HERMANO”

Marvin Bushati – Xhimi, Xxxx, Marvini, Xhimi.maryi, Marv, Marv Scoter

Janë edhe dy anëtarë të tjerë të grupit më pseudonimet “istambul new” dhe “Vikings” të cilit ende nuk janë uidentifikuar nga SPAK.

Pjesë nga dosja

Në dosjen e SPAK janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet pas sekuestrimit të drogës e deri të dyshimet për tradhëtarë brenda grupit. Kujtojmë edhe njëherë se anëtyarë të grupit ishin edhe dy pjestarë të tjerë ta fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja. Ndërkohë, anëtarët e tjerë ishin Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, ky i fundit shoferi që ka transportuar lëndën narkotike me kamion.

Grupi kishte organizuar “deri në detaje” trafikimin e lëndës narlotike në Turqi përmes një kamioni porn ë pikën e kalimit kufitar plani i tyre dështoi. Kamioni me targa shqiptare, brenda së cilit ishte fshehur droga në pjesën e tavanit, kishte kaluar skanerin pa probleme, por Policia e Turqisë e kishte ndaluar kamionin prej mbrëmjes së 26 janarit dhe pritej t’i ushtrohej një kontroll i imtësishëm.

Në mëngjesin e 27 Janrit 2021, Gazmir Rraja i shlruan Bujar Sefës, se shoferi i kamionit e kishte vënë në dijeni që mjëti kishte kaluar për kontroll të imtësishëm fizik, dhe për këtë arsye nui kishte dalë nga dogana, më pas sipas tij shoferi nuk i ktheu më përgjigjë.

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan ai.

Më pas Gazmir Rraja i përgjigjet se ai me siguri është arrestuar, por ende nuk nuk është publikuar gjë në media: Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala”

Një ditë më pas më 28 Janar, gazmir Rraja i shkruan Sefës së kamioni ishte kapur dhe se shoferi kishte komunikuar me partneren diuke e vënë në dije për ndalimin e tij.

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti Te gjith nga pak Kina pas

Bisedat mes të dyshuarëve hedhin më tepër dritë mbi mënyrën e paketimit të lëndës narkotike, me qëllim dallimin e ngarkesave.

“Rois po i mbyll vetë. Ka blerë qeset e veta e po i mbyll”, thuhet në një nga mesazhet.

Përfshirja në ngjarjen e vitit 2023:

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës, u rikthye në titujt e mediave edhe në korrik 2023, kur ai dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja, organizuar sulmin e dhunshëm ndaj dy kushërinjve të fisit Maja.

Ngjarja ndodhi më 6 korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë–Thumanë, ku një grup personash nga fisi Rraja mësynë në ambientet e lokalit ku dy kushërinjtë ndodheshin dhe i goditën me shkopinj gome dhe bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majën. Sulmi ndodhi teksa ata po diskutonin me inxhinierin e një guroreje për dëmet që shpërthimet po u shkaktonin banesave të tyre.

Nga problemi me drejtësinë, në botën e biznesit dhe jetën luksoze:

Pas përfundimit të shërbimit të provës në vitin 2018, Rexhep Rraja iu fut biznesit. Djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja rezultonte aksioner i kompanisë “DigiTel”, të cilën e kishte themeluar së bashku me Erjon Sefajt, më 14 janar 2020, duke zotëruar secili nga 50% të aksioneve.

Kompania operonte në fushën e teknologjisë dhe telekomunikacionit, duke ofruar: Rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike; Shërbime audio dhe audiovizive; Montime sistemesh sigurie; Pajisje mjekësore dhe sisteme UPS; Instalime telekomunikacioni, pajisje kompjuterike, import–eksport dhe shërbime të tjera teknike në përputhje me legjislacionin në fuqi. Por ky biznes vijoi për dy vite.

Ndërkohë që për të gjithë në zonën e Fushë-Krujës, Rexhep Rraja ose i njohur ndryshe si “Xheni” i pëlqente jeta e luksit të cilët nuk nguronte ta shpërndante edhe në rrjetet sociale. Nga fotot e kapura vite më parë, ai shihej teksa publikonte makinat luksoze, por dhe armë e rrënjë kanabis.

Mirëpo, kujtojmë se mëngjesi i 10 djetorit e vendosi atë sërish para drejtësisë. Forca të shumta policie, zbarkuan në disa banesa në Fushë-Krujë ku dhe u ekzekutuan gjashtë masa sigurie ndaj një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në transportim të lëndëve narkotike.

Next