Mjaftoi miratimi i projektligjit për investimet strategjike, që qeveria ta copëtonte Shqipërinë dhe t’ua falte miqve e oligarkëve të saj, teksa së fundmi një copë Shqipërie e mori edhe dhëndri i Donald Trump.
Advertisements
Pasi fillimisht fali bregdetin për të ndërtuar resorte luksoze oligarkët, qeveria ka në plan të falë edhe malet, ndërkohë që për festat e fundvitit i bëri dhuratë Jared Kushner ishullin e Sazanit. Por, bukuritë e vendit tonë janë të shumta, ashtu siç janë edhe miqtë e qeveritarëve, që kërkojnë çdo ditë t’u falet nga një sipërfaqe toke.
Advertisements
Qeveria Rama miratoi pak kohë më parë edhe projektligjin që lejon ndërtimin e hoteleve dhe resorteve luksoze në Zonat e Mbrojtura, ndaj edhe nuk ka humbur shumë kohë për ta vënë në zbatim.
Në Nëntor të vitit që lamë pas, Këshilli i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për të dhënë si investim strategjik zonën poshtë Kalasë së Lëkursit, zonë arkeologjike, por që për qeverinë nuk ka asnjë vlerë, pasi milionat vlejnë më shumë se zbulimi i historisë së vendit tonë.
Projekti “LËKURSI” është paraqitur nga subjektet TDT & PARTNERS dhe TECHNO-ALB dhe është pranuar nga KIS, ku vlera e investimit të plotë do të jetë 447 milionë euro, ndërsa parashikohet që të punësohen 150 punonjës.
Në fazën e parë do të ndërtohen dy hotele me 5 yje, një zonë rezidenciale dhe një zonë komerciale me sipërfaqe 15.1ha, ndërsa e gjithë sipërfaqja që do të shfrytëzojë investitori strategjik është 67.9 ha.
“Në fillim të aplikimit, subjekti dorëzoi pranë AIDA-s dokumentacionin e projektit, i cili përfshinte realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme. Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi nga KKT për resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” thuhet në vendimin e Këshillit të Investimeve Strategjike. Ditar.al