Shkodra është në zi. Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, sapo ka ndërruar jetë.
Advertisements
“Nderi i Kombit” pak minuta më parë ka mbyllur sytë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. 79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.
Advertisements
Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.
Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermanine. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.
Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.