Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.
Advertisements
Zëdhënësja e ekipit emergjent sllovak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.
Advertisements
“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo.
Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar mësuesen dhe dy nxënës të klasës.
Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.
Vrasjet janë të rralla në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore me 5.4 milionë banorë. Vendi u trondit majin e kaluar kur kryeministri Robert Fico u qëllua në një atentat./Top Channel