Çarja e digës së hidrocentralit në Bunec, procedohet penalisht administratori

Policia ka proceduar penalisht administratorin e digës së hidrocentralit në Bunec, një pjesë e së cilës u shemb ditën e djeshme duke përmbytur dhjetra biznese.

Advertisements

68-vjeçari Vangjel Ngjelo, banues në Gjirokastër, u procedua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Advertisements

Si pasojë e shembjes së digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.