Fadroma përplas shoferin e kamionit, humb jetën 60-vjeçari

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një fadrome.

    Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.