Merr fund marrëveshja e armëpushimit? Netayahu: Izraeli nuk do të tolerojë…

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushim është në rrezik thotë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu.

Advertisements

Arsyeja e rrezikimit të marrëveshjes është pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen. Ndërsa shprehet që nuk ka asnjë tolerim për shkeljet e marrëveshjes, ku përgjegjësinë më të madhe e ka Hamasi.

Advertisements

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

33 nga 98 pengjet e mbetura izraelite të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë, sipas Reuters. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

Rikujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes. Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.