Vetëm tre ditë larg betimit, Donald Trump ha drekë me biznesmenët dhe aktivistët shqiptarë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vetëm tre ditë larg inagurimit të tij, ka drekuar me biznesmenë dhe aktivsitë shqiptarë në një restorant në një fushë golfi në West Palm në Florida.

Advertisements

Këtë fakt e ka bërë me dije gazetari Ruben Avxhiu, i cili ka publikuar foton e Trump nën prezencën e biznesmenëve dhe aktivistëve. Përpos fotos, ai ka bërë me dije edhe emrat e atyre që kanë qenë në të njëjtën tryezë me presidentin e zgjedhur të Amerikës.

Advertisements

“Trump, drekë, i rrethuar nga shqiptaro-amerikanë Fotografi e postuar nga Zef M Gjelaj me shënimin “Lunch ëith the big boss!!!!!” (Drekë me bosin e madh), në Ëest Palm, Florida. Sipas identifikimit të bërë nga Martin Vulaj: Anton Dedvukaj (ne skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) Paul Martini (me kurriz nga kamera) Donald Trump do të ribëjë betimin si President i Shteteve të Bashkuara, pas tre ditësh, në 20 janar 2025”, shkruan ai.

Kujtojmë se inagurimi i Trup më 20 janar do të të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të rrezikshëm të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington.

Sipas mediave të huaja, fjalimi, si dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës. Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese.