Familjarët bëjnë denoncimin në polici, humbasin dy të rinjtë në Tiranë

Dy rinj kanë humbur në kryeqytet gjatë 24-orëve të fundit.

Advertisements

Kanë qenë familjarët e tyre që kanë denoncuar në polici për zhdukjen e tyre.

Advertisements

Ndërsa policia thekson se po punon për gjetjen e tyre.

“Më datë 18.01.2025, shtetasi E.Sh, kallzon se, prej datës 16.01.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nipi i tij shtetasi F.I, 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 18.01.2025, shtetasi F.H, kallzon se, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i tij shtetasi K.H, 25 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.