Tension te Bashkia e Tiranës, përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

    FOTO ILUSTRUESE

    Me tensione nis edhe protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë. Njësoj si herët e kaluara pak pas orës 11:00 qytetarët kanë nisur të bllokojnë rrugën, por pa u ndaluar kalimi i automjeteve.

    Bllokimi i rrugës ka agravuar situatën ku nga një autobus kanë dalë qytetarët dhe janë përplasur me simpatizantët e PD, shkruan A2 CNN. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD për të qetësuar situatën.