U ekzekutua 200 metra larg banesës/ Autorët i bënë pritë Lulzim Vishës dhe e qëlluan sapo u…, viktima njihej si…

Lulzim Visha, i cili punonte si postier në një postë private, raportohet se është qëlluar 200 metra larg banesës së tij sapo u nis për punë mëngjesin e sotëm (24 Janar). Autorët mësohet se i kanë bërë pritë viktimës duke e qëlluar me 12 plumba teksa ndodhej në mjetin e punës. Viktima, baba i dy fëmijëve, njihej si problematik dhe është proceduar disa herë penalisht.

Advertisements

Policia nuk po heton vetëm pistën e hasmërisë, por edhe konflikte të tjera që Lulzim Visha mund të ketë pasur. Sipas dëshmive paraprake të marra nga banorët, nuk janë dëgjuar të shtëna armësh. Ndaj janë ngritur dyshime se vrasësit mund të ketë përdorur një armë me silenciator. Në makinën ku ndodhej viktima janë gjetur 12 gëzhoja plumbash. Ndërkohë raportohet se policia në kërkim të një automjeti tip “Porsche” ngjyrë gri, pasi dyshohet se u përdor nga autorët e krimit. Grupi hetimor po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e krimit dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

Advertisements

Gjetja e trupit të Lulzim Vishës

Trupi i tij i pajetë u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar). Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.

Kush është vëllai i viktimës

Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.