Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, makina del nga rruga, 2 të plagosur

    Dy persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes me lëndime pasi një mjet tip Volksvagen ka dalë nga rruga në autostradën Lushnje Fier.

    Ngjarja në afërsi të fshatit Lumth ku mjeti i drejtuar nga një 30 vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi kanalin e betontë.

    Si rezultat i përplasjes ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe një tjetër bashkudhëtare e saj.

    Të dyja janë marrë me ambulancë dhe po mjekohen në spitalin e Lushnjes.

    Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë.