Një aksident i rëndë u regjistrua më 12 shkurt në aksin Lezhë-Shëngjin ku humbën jetën 2 persona.
Advertisements
Çifit Paulin Zefi dhe Zhaklina Hysa humbën jetën tragjikisht pasi mjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion.
Advertisements
Ndarjen nga jeta të tyre e vuajnë familjarët e tyre të cilës mes lotëve kanë vendosur kurora me lule dhe ndezën qirinj në vendin e ngjarjes.
Familjarët kërkojnë që t’i kushtohet vëmendje këtij aksi rrugor, pasi mungesa e standardeve po sjell aksidente edhe me pasoja fatale për jetën. Ky aks përveç degradimit të saj ka mungesë të sinjalisitikës.
Familjarët e viktimave por edhe banorët kërkojnë marrjen e masave dhe prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet në këtë rrugë e cila gjatë sezonit të verës është mjaft e frekuentuar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia është në pritje të përgjigjes së aktit të ekspertimit për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes tragjike.