Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sa i përket Qarkut të Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat nga rezultati i deritanishëm i këtij procesi.

Siç vihet re edhe nga të dhënat e gjeneruara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 1265 Qendra Votimi nga 1282 në total.

Koalicioni Partia Demokratike- ASHM ka marrë 149346 vota ose 34.97%

Lëvizja Bashkë ka marrë 11562 vota ose 2.71%

Lëvizja Atdheu ka marrë 743 vota ose 0.17%

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 8452 vota ose 1.98%

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 204682 vota ose 47.92%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 13209 vota ose 3.09 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1040 vota ose 0.24%

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 520 vota ose 0.12%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1865 vota ose 0.44%

Partia Mundësia ka marrë 21428 vota ose 5.02%

Partia Socialdemokrate ka marrë 14265 vota ose 3.34 %.