Vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 896 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura të PS-së.
Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.
Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.
Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 17004 vota.
I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 14032 socialistëve deri më tani.
Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Erion Braçe me 13344 vota dhe Fatmir Xhafaj me 9410 vota, Ornaldo Rakipi me 6651 vota, po ashtu Anila Denaj me 4758 vota dhe Olta Xhaçka, me 4229 vota.
Të kandidatet e fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Kjo ka bërë që Olta Xhaçka të lërë jashtë deputetin Xhemal Qefalinë, i cili edhe pse ka marrë 6173 vota nuk siguron dot mandatin e deputetit, sipas rezultateve paraprake.
Ndërkohë që jashtë Kuvendit ngelin veteranët e PS-së, Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli.
QARKU I TIRANËS
PS – 19
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (17004)
Ervin Hoxha (14032)
Erion Brace (13344)
Fatmir Xhafaj (9410)
Ornaldo Rakipi (6651)
Anila Denaj (4758)
Olta Xhacka (4229)
Jashte Kuvendit deri tani
Xhemal Qefalia (6173)
Blerina Gjylameti (4185)
Kejsi Elezi (4009)
Etilda Gjonaj (3580)
Florian Pullazi (3334)
Plarent Ndreca (3311)
Mimi Kodheli (2926)
Pandeli Majko (2861)
Ermonela Felaj (2803)
Julinda Dhame (2646)
Klotilda Bushka (2445)
Sofika Lleshi (2360)
Antonela Dedej (2333)
Ylli Shehu (2126)
Toni Gogu (2004)
Halit Valteri (1662)
Andi Seferi (1404)
Roy Bashaj (1372)
Entela Ramosacaj (1371)
Endrit Braimllari (1329)
Blendi Sulaj (1323)
Eldian Cepeli (1297)
Arben Pellumbi (1239)
Persida Shkrepa (905)
Edlira Dyrmishaj (848)
Glindxhet Madhi (807)
Silda Cepe (713)
Mirgit Vataj (674)
Etjen Xhafaj (661)
Halil Koloshi (387)