Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, një nga liderët pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian ka mbërritur ndër të fundit në sheshin Skënderbej ku do zhvillohet takimi.
Erdogan u prit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por ajo që i ra në sy dhe shkaktoi të qeshura mes dy tyre, ishin atletet e bardha me yll të kryeministrit Rama.
Presidenti turk u afrua dhe duke qeshur i tha disa fjalë të cilat i shoqëruan me të qeshur.
Para gazetarëve, Erdogan u shpreh se: Po presim shumë gjëra së bashku me vëllain tim Edin, do flasim për paqen në botë këtu nga Tirana.