Rrëshqasin gurë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen.

Si pasojë e shiut të vazhdueshëm në këtë aks rrugor ka patur rënie të gurëve duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.

Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rruge.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin