Mbrojnë trurin nga demenca, ja pse duhet t’i konsumoni patjetër këto dy ushqime…

Ka një kombinim perfekt që njerëzit duhet të përfshijnë në dietën e tyre për të përmirësuar shëndetin e trurit dhe për të shmangur demencën. Dy përbërës tashmë të njohur për vlerat e tyre ushqyese, të cilët së bashku krijojnë një “superfuqi mbrojtëse” për trurin. Lajmi i mirë është që këto dy ushqime kombinohen mjaft mirë me njëra-tjetrën.

Këtë kombinim të fuqishëm e ka zbuluar Dr. Karan Rajan ku një nga këshillat e tij më të njohura është konsumimi i kivit për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë.

Kivi është veçanërisht i pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në zbutjen e jashtëqitjes dhe rrisin frekuencën e saj pa efektet anësore që kanë disa laksativë.

Së fundmi, Dr. Karan ka zbuluar se për të mbajtur trurin të shëndetshëm, duhet të konsumojmë boronica dhe arra së bashku. Të dyja këto ushqime njihen prej kohësh për përfitimet e tyre për trurin.

Nëse konsumoni boronica dhe arra së bashku, polifenolet nga boronicat kombinohen me omega-3 e arrave, duke krijuar një superfuqi mbrojtëse për trurin,” shpjegoi ai.

Boronicat gjithashtu ndihmojnë në luftimin e toksinave në trup, pasi janë të mbushura me flavonoidë që mbështesin riparimin qelizor. Një studim i Harvard University në vitin 2020 vërtetoi pretendimet e Dr. Karan, duke zbuluar se boronicat (së bashku me mollët dhe çajin) janë të lidhura me një rrezik më të ulët të demencës.

Nëse nuk ju pëlqejnë boronicat, atëherë mund të konsumoni 50 gram arra në ditë, të përziera me musli dhe kos, që gjithashtu ndihmon në shëndetin e trurit. Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Reading arriti në këtë përfundim.