Teksa rrugët që të ccojnë në qendrën e Tiranës janë të bllokuara prej dy ditësh si pasojë e aktiviteteve të larta ndërkombëtare, akset rrugore të kryeqytetit janë të tejmbushura me mjete që përpiqen të qarkullojnë.
Një situatë kaotike raportohet edhe sot në rrugët e Tiranës ku nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihet qartë trafiku i rënduar i mjeteve.